Berjani: Çmimi i derivateve bie 12 deri në 15 cent ditëve në vijim

09.03.2022

“Një lajm i gëzueshëm për qytetarët, sot për herë të parë pas 3 muajve kemi zbritje të çmimit në berza dhe në organizatën prodhuese OPEC, ku çmimi ka ra mbi 170 dollarë, tani qytetarët kanë mundësinë të furnizohen me çmim të derivateve shumë më të lirë”, tha Berjani në Info Magazine. “Derivatet e naftës kanë […]

Berjani: Çmimi i derivateve bie 12 deri në 15 cent ditëve në vijim Foto: Ilustrim

“Një lajm i gëzueshëm për qytetarët, sot për herë të parë pas 3 muajve kemi zbritje të çmimit në berza dhe në organizatën prodhuese OPEC, ku çmimi ka ra mbi 170 dollarë, tani qytetarët kanë mundësinë të furnizohen me çmim të derivateve shumë më të lirë”, tha Berjani në Info Magazine.

“Derivatet e naftës kanë rënie për 170 dollarë në ton, që do të thotë se i bie nga 12 deri 15 centë zbritje”, u shpreh Berjani.

“Mendoj se mbasi filloi çmimi të bie, do të largohemi nga kriza aktuale. Këto çmime kanë qenë enorm për konsumatorin tonë, qytetarët tonë nuk e meritojnë dhe nuk ishte dashur të paguajnë kaq shtrenjtë një litër naftë, sepse gjendja ekonomike e dimë se si është”.

Tujte Berjani tregoi se brenda një dite, Kosova harxhon 2 deri në 2.5 milionë derivate.