“Çmimi i naftës ishte i kurdisur, kompanitë kanë rezerva deri në 3 muaj”

16.03.2022

Çmimi i derivateve të naftës në vendin tonë pothuajse kishte arritur çmimin më të lartë që nga paslufta. Pas rreth dy jave ngritje të çmimeve të naftës, ku brenda ditës kishte lëvizje dy-tri herë në çmime, tashmë sipas kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjanit ka reflektim të rënies së çmimeve të naftës […]

“Çmimi i naftës ishte i kurdisur, kompanitë kanë rezerva deri në 3 muaj” Foto: Ilustrim

Çmimi i derivateve të naftës në vendin tonë pothuajse kishte arritur çmimin më të lartë që nga paslufta.

Pas rreth dy jave ngritje të çmimeve të naftës, ku brenda ditës kishte lëvizje dy-tri herë në çmime, tashmë sipas kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjanit ka reflektim të rënies së çmimeve të naftës dhe se Kosova po largohet nga kriza e derivateve.

Por me këtë rritje të menjëhershme e çmimit të naftës ka dyshime që lënë të nënkupton që kompanitë mund të merren vesh që ta rrisin çmimin pa ndikuar direkt te to.

Ish-ministri i Tregtisë, Ismet Mulaj, tha se çmimi i naftës ishte i kurdisur dhe se kompanitë kanë rezerva deri në tre muaj.

Mulaj, në një intervistë për Kiks Kosova ka thënë se gjatë mandatit të tij kishte hartuar Ligjin për Naftën, i cili do ta vinte këtë sektor më tepër nën llupën e institucioneve shtetërore.

Sipas tij, nafta që do të dilte jocilësore me automatizëm do të duhej të konfiskohej, por asnjëherë nuk është përkrahur një gjë e tillë as nga politika, as nga organet gjegjëse.