Shtrenjtimi i naftës, reagon Kurtishaj: Qeveria ta heq urgjent akcizën për naftë

07.06.2022

Kurtishaj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht ta heqë akcizën e derivateve të naftës. “Deri ku do të shkojë ngritja e çmimeve të derivateve të naftës, urgjent Qeveria të heq akcizën në derivate të naftës për sektorin e transportit rrugor me autobusë”, ka shkruar Kurtishaj në rrjetin social “Facebook”. Po ashtu, ai ka […]

Shtrenjtimi i naftës, reagon Kurtishaj: Qeveria ta heq urgjent akcizën për naftë Foto: Ilustrim

Kurtishaj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht ta heqë akcizën e derivateve të naftës.

“Deri ku do të shkojë ngritja e çmimeve të derivateve të naftës, urgjent Qeveria të heq akcizën në derivate të naftës për sektorin e transportit rrugor me autobusë”, ka shkruar Kurtishaj në rrjetin social “Facebook”.

Po ashtu, ai ka shtuar se më mirë të merren masa parandaluese, sesa të nesërmen të ketë pasoja.

“Operatorët Ekonomik në transportin rrugor të udhëtarëve me autobusë vazhdojnë të operojnë me vështirësi të mëdha. Më mirë të merren masa preventive sot për të mbijetuar bizneset, sesa të merremi me pasojat nesër”, ka deklaruar Kurtishaj.

Ndryshe, së fundmi në vendin tonë çmimi i litrës së naftës ka arritur deri në 1.75 euro, e vende-vende edhe 1.80 euro.

Gjithashtu, përveç rritjes së çmimit të naftës, rritje ka pësuar edhe benzina, ku një litër benzinë ka arritur deri në 1.77 euro.

A e dini çka është KODI 95?
Voto