Deri në 40 euro rriten çmimet e biletave të autobusëve për pushime verore
Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj ka folur lidhur me rritjen e çmimeve të biletave të autobusëve për pushime verore. Ai theksoi se për në Sarandë çmimi do të sillet rreth 35 deri në 40 euro biletë kthyese, kjo pasi që është më larg se në vend tjera, dhe duke e […]
Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj ka folur lidhur me rritjen e çmimeve të biletave të autobusëve për pushime verore.
Ai theksoi se për në Sarandë çmimi do të sillet rreth 35 deri në 40 euro biletë kthyese, kjo pasi që është më larg se në vend tjera, dhe duke e ditur që është rritur çmimi i naftës.
“Shëngjini deri më tani ka operuar me një çmim të biletës kthyese 15 euro, por për shkak të ngritjës së çmimit të naftës, atëherë çmimi i biletës do të ndryshojë. 20 euro biletë kthyese, 15 euro biletë një drejtimshe.
Ndërkaq edhe për Velipojë do të jetë 20 euro. Për në Sarandë çmimi do të sillet rreth 35 deri 40 euro biletë kthyese për shkak se është shumë më larg se vendet tjera, dhe duke e ditur që është rritur çmimi i naftës”, tha Kurtishaj në T7.