Paralajmërohet rritje ekstreme e çmimit të karburanteve në Kosovë

03.03.2022

Sot në Kosovë çmimi i naftës ka arritur deri në 1 euro e 50 cent, ndërsa çmimi i benzinës është 1 euro e 52 cent. Kështu thotë kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani. Ai thotë se, derivatet janë duke u rritur në një mënyrë ekstreme, por kjo është duke ndodhur në tërë […]

Paralajmërohet rritje ekstreme e çmimit të karburanteve në Kosovë Foto: GettyImages

Sot në Kosovë çmimi i naftës ka arritur deri në 1 euro e 50 cent, ndërsa çmimi i benzinës është 1 euro e 52 cent.

Kështu thotë kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.

Ai thotë se, derivatet janë duke u rritur në një mënyrë ekstreme, por kjo është duke ndodhur në tërë botën

“Në këtë trend të rritjes së derivateve vlerësojmë se janë duke u rritur në një mënyrë ekstreme derivatet, me këto çmime për jetën e qytetarëve ekonomike ne e kuptojmë që janë të shtrenjta por ky është trend ndërkombëtarë botërorë”, thotë ai për arbresh.info.

Sipas tij, është krizë e madhe dhe do të ketë krizë të madhe të naftës edhe në Kosovë.

“Qeveria këtu nuk mund të bëjë asgjë sepse qytetarët janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në regjion. Nafta, 1 euro e 4 cent deri në 1 euro e 50 cent, benzina 1 euro e 42 cent deri 1 euro e 52 cent, në Kosovë. Në serbi dhe Shqipëri 1 euro e 70 cent  një litër, është krizë e madhe dhe do të ketë krizë të madhe të naftës edhe në Kosovë sepse mungojnë”, thotë ai.