Kurtishaj: Jemi drejt falimentimit, nafta 1,69 euro e çmimi i biletës së autobusit mbetet i njëjtë

30.03.2022

Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj, ka reaguar pas raportimeve se çmimi i naftës në vend ka arritur në 1.69 euro. Kurtishaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se edhe pse është rritur çmimi i naftës, çmimi i biletës së autobusit ka mbetur i njëjtë. “Nafta 1.69 e çmimi i biletës së […]

Kurtishaj: Jemi drejt falimentimit, nafta 1,69 euro e çmimi i biletës së autobusit mbetet i njëjtë Foto: Ilustrim

Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj, ka reaguar pas raportimeve se çmimi i naftës në vend ka arritur në 1.69 euro.

Kurtishaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se edhe pse është rritur çmimi i naftës, çmimi i biletës së autobusit ka mbetur i njëjtë.

“Nafta 1.69 e çmimi i biletës së udhëtimit me autobus mbetet i njëjtë. Kjo ndodhë vetëm në Kosovë e sektori i tranportit rrugor të udhëtimeve me autobusë gjithmonë më i dëmtuari dhe pa përkrahje. Një gjë është e sigurt që kemi hyrë në rrugë pa kthim drejt falimentimit final”, ka shtuar ai.

Postimi i plotë:

Mirëmengjesi!

Nafta një litër 1.69€, e çmimi i biletës së udhëtimit me autobus mbetet i njëjtë.

Kjo ndodhë vetëm në Kosovë e sektori i tranportit rrugor të udhëtimeve me autobusë gjithmonë më i dëmtuari dhe pa përkrahje.

Një gjë është e sigurt që kemi hyrë në rrugë pa kthim drejt falimentimit final.

Ditë të mbarë të gjithëve!

A e dini çka është KODI 95?
Voto