Anulimi i tenderit 44 milionësh, zv. ministri Durmishi tregon arsyet

15.04.2021

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI)ka anuluar tenderin me vlerë 44 milionë euro,  për mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve nacionale dhe rajonale të Kosovës për vitet 2021-2024. Në një konferencë për media zv.ministri, Hysen Durmishi ka treguar arsyet për anulimin e tenderit. Sipas tij arsyeja e parë ka të bëjë me ndryshimin […]

Anulimi i tenderit 44 milionësh, zv. ministri Durmishi tregon arsyet Foto: Ilustrim

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI)ka anuluar tenderin me vlerë 44 milionë euro,  për mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve nacionale dhe rajonale të Kosovës për vitet 2021-2024.

Në një konferencë për media zv.ministri, Hysen Durmishi ka treguar arsyet për anulimin e tenderit.

Sipas tij arsyeja e parë ka të bëjë me ndryshimin në pozicione para masë dhe me kritere teknike në mënyrë që të jetë mundësia që sa më shumë kompani të marrin punë.

Ky tender i hapur javëve të fundit nga ish-ministri Arban Abrashi kap vlerën rreth 44 milionë euro.

“Ditën e djeshme si ministri kemi marrë dy vendime. E para ka të bëjë me anulimin e vendimit për tenderin e mirëmbajtjes verore dhe dimërore të rrugëve nacionale dhe rajonale të Kosovës për vitet 2021, 2022, 2023 dhe 2024. Janë dy arsyeje qe ne e kemi anuluar. Ne jemi të interesuar që të bëjmë ndryshime në pozicionet para masës. Dhe të kemi rrugë më të sigurta. E dyta ka të bëjë me kritere teknike që të kenë mundësi që më shumë kompani të marrin punë, e jo si ka ndodhur më parë që kompanitë e kanë ditur se janë të përzgjedhur”, tha ai në konferencën që u mbajtën paraditen e së enjtes.

Vendimi i dytë është që parashihte privatizimin  e shërbimit të patentë shoferëve.

“Ka vendime që janë nënshkruar edhe ditën kur është votuar qeveria e re, por nuk shkruan ora që të dihet a para a pas votimit”, ka thënë ai.