[EKSKLUZIVE]: Kjo është lista e 10 gurthyesve të inspektuar në Suharekë dhe masat ndaj tyre

15.08.2026

SuharekaOnline ka siguruar ekskluzivisht listën e operatorëve ekonomikë të inspektuar nga Ministria në territorin e Komunës së Suharekës, pas ndërhyrjes së institucioneve ndaj gurthyesve.

Në listën e siguruar nga SuharekaOnline janë gjithsej 10 operatorë ekonomikë, ndaj të cilëve janë evidentuar masa të ndryshme, përfshirë ndalimin e punimeve, mungesën e dokumentacionit dhe verifikimin e dokumenteve.

Sipas listës, ndaj I. Seferi është vazhduar ndalimi i punimeve, ndërsa për Erti SH.P.K. është përgatitur raport për ndalim. Flori SH.P.K. rezulton se posedon dokumentacionin përkatës.

Për Ert 12 L.L.C. është evidentuar mungesë dokumentacioni dhe është përgatitur raport për ndalim, ndërsa te Voch-I SH.P.K. mbetet në fuqi ndalimi i punimeve. Ndalim të punimeve është evidentuar edhe për Famis CO SH.P.K.

Ndaj Delti SH.P.K. është nxjerrë vendim për ndalimin e punimeve, ndërsa Celi AG SH.P.K. rezulton se posedon dokumentacionin. Vendim për ndalim është marrë edhe ndaj Bardhi SG SH.P.K. dhe Enisi SH.P.K.

Kjo listë paraqet detaje të reja mbi operatorët ekonomikë të përfshirë në procesin e inspektimit dhe masat konkrete të ndërmarra ndaj secilit prej tyre.

SuharekaOnline sjell ekskluzivisht listën e plotë të operatorëve dhe masave të evidentuara nga inspektorati.