A do të ketë orë policore për Vit të Ri? – flasin nga Ministria e Shëndetësisë
Si çdo herë, qytetarët festojnë Vitin e Ri, duke u mbledhur me familjet e tyre, miq e shumë të tjerë, por edhe kësaj here është rreziku se në një grumbullim të tillë mund të infektoheni nga virusi. Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) etj., kanë kërkuar heqjen e orës […]
Si çdo herë, qytetarët festojnë Vitin e Ri, duke u mbledhur me familjet e tyre, miq e shumë të tjerë, por edhe kësaj here është rreziku se në një grumbullim të tillë mund të infektoheni nga virusi.
Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) etj., kanë kërkuar heqjen e orës policore për festën e Vitit të Ri, por përkundër kësaj Ministria e Shëndetësisë nuk ka ndonjë vendim të ri për ndryshimin e orës policore për këtë festë.
Përveç atij vendimi që është në fuqi, nga ora 00:00 deri në 05:00 të mëngjesit.
“Nuk ka ndonjë vendim të ri rreth orës policore, përveç atij që është në fuqi”, thuhet në përgjigjen e MSH-së për KlanKosova.
Ndryshe, gjatë mbrëmjes së djeshme MSH-ja ka njoftuar se nga IKSHPK-ja janë identifikuar nëntë raste pozitive me variantin Omicron të COVID-19.
Nga Ministria e Shëndetësisë u tha se masat pritet të ndryshojnë në varësi të situatës epidemiologjike.
Mbetet të shihet nëse do të hiqet apo ndryshojë ora policore me rastin e festës së Vitit të Ri.
Që nga shfaqja e pandemisë si pasojë e infektimit me COVID-19 në Kosovë kanë vdekur 2 mijë e 990 persona.
Deri më tani janë identifikuar 161 mijë e 339 persona si të infektuar me koronavirus, ndërsa janë shëruar 158 mijë persona.
Gjithsejt si të dyshuar për SARS Cov-2 janë testuar 1 milion e 366 mijë e 770 persona.