“80% e qytetarëve s’preken nga shtrenjtimi i rrymës”

09.02.2022

Sipas Mujës, vendi ynë është i vetmi në Evropë ku çmimi i tarifave të energjisë elektrike nuk është rritur në vitin e kaluar. “80% e qytetarëve të Kosovës nuk afektohen nga rritja e çmimit të energjisë. Është mirë të kuptohet”, tha Muja. Ai komentoi edhe mospërfshirjen e veriut në bllok-tarifat e reja. Në atë pjesë […]

“80% e qytetarëve s’preken nga shtrenjtimi i rrymës” Foto: Ilustrim

Sipas Mujës, vendi ynë është i vetmi në Evropë ku çmimi i tarifave të energjisë elektrike nuk është rritur në vitin e kaluar.

“80% e qytetarëve të Kosovës nuk afektohen nga rritja e çmimit të energjisë. Është mirë të kuptohet”, tha Muja.

Ai komentoi edhe mospërfshirjen e veriut në bllok-tarifat e reja. Në atë pjesë të vendit, rryma nuk paguhet edhe më tutje.

“Vendimi që veriu të përjashtohet nga faturimi është marrë në vitin 2014. ZRRE e ka marrë vendimin që KEDS-it t’ia heq faturimin e veriut. Në vitin 2017. ZRRE-ja e partive në pushtet ua ka vendos KOSTT-it obligimin për me e pagu rrymën në veri si devijim”, tha Muja.

A e dini çka është KODI 95?
Voto