59 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar në spitalet e Kosovës, dy pacientë në gjendje të rëndë

03.08.2021

Shërbimi Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat për COVID në QKUK dhe në spitalet rajonale janë duke u trajtuar 111 pacientë. Prej tyre, 59 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 72 me oksigjeno-terapi dhe dy pacientë në gjendje të rënduar shëndetësore. Në QKUK, 78 pacientë të shtrirë, 36 prej tyre COVID-19 pozitivë […]

59 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar në spitalet e Kosovës, dy pacientë në gjendje të rëndë

Shërbimi Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat për COVID në QKUK dhe në spitalet rajonale janë duke u trajtuar 111 pacientë.

Prej tyre, 59 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 72 me oksigjeno-terapi dhe dy pacientë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK, 78 pacientë të shtrirë, 36 prej tyre COVID-19 pozitivë dhe 56 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 40 pacientë dhe Klinika e Pulmologjisë, 38 pacientë.

LEXO EDHE:  SHSKUK: Që nga funksionalizimi i PET/CT, buxhetit të shtetit i janë kursyer rreth 100 mijë euro

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 33 pacientë, 23 prej tyre të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 16 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 4 pacientë, Spitali i Gjakovës, 8 pacientë, Spitali i Pejës, 12 pacientë, Spitali i Gjilanit, 8 pacientë dhe Spitali i Mitrovicës, 1 pacient.

Etiketat