5 të vdekur dhe 160 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.904 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 160 raste pozitive.

22.09.2021 / Lajme

5 të vdekur dhe 160 raste të reja me COVID-19
Foto: Ilustrim

Grupmoshat e të shëruarve nga COVID-19 në Suharekë

15:45 Brenda 24 orëve 22 qytetarë nga Komuna Suharekës janë shëruar nga COVID-19, prej tyre 13 femra dhe 9 meshkuj.

Grupmoshat e të shëruarve nga COVID-19 në Suharekë janë: 1 nga 70-79 vjet, 4 nga 60-69 vjet, 6 nga 50-59 vjet, 4 nga 40-49 vjet, 3 nga 30-39 vjet, 4 nga 20-29 vjet.

Grupmoshat e të infektuarve me COVID-19 në Suharekë

15:43 Brenda 24 orëve në Suharekë janë konfirmuar 4 raste pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës, prej tyre 2 femra dhe 2 meshkuj.

Grupmoshat e të infektuarve me COVID-19 në Suharekë: 1 nga 70-79 vjet, 1 nga 40-49 vjet, 1 nga 30-39 vjet dhe 1 nga 10-19 vjet.

5 të vdekur nga COVID-19 brenda 24 ore në vendin tonë

15:41 Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka njoftuar se brenda 24 ore në vendin tonë janë regjistruar 5 raste të vdekjes nga COVID-19.

Rastet e vdekjes nga COVID-19 janë nga këto komuna: Podujevë  2, Deçan  1, Pejë  1, Lipjan  1.

22 të shëruar dhe 4 raste të reja me COVID-19 në Suharekë

15:37 Rastet pozitive me COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë  22, Prizren  16, Klinë  15, Lipjan  13, Mitrovicë  13, Obiliq  11, Pejë  11, Gjilan  10, Ferizaj  8, Vushtrri  8, Skenderaj  6, Fushë Kosovë  4, Shtime  4, Suharekë  4, Gjakovë  4, Podujevë  3, Graçanicë  2, Gllogoc  2, Istog  2, Hani i Elezit  1, Malishevë  1.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto vende: Prishtinë  152, Podujevë  149, Fushë Kosovë  107, Ferizaj  96, Lipjan  84, Prizren  55, Gllogoc  51, Pejë  40, Mitrovicë  39, Malishevë  36, Shtime  30, Vushtrri  29, Suharekë  22, Skenderaj  19, Klinë  16, Istog  16, Deçan  16, Gjilan  14, Kaçanik  14, Obiliq  14, Viti  9, Kamenicë  9, Hani i Elezit  8, Rahovec  5, Dragash  4, Graçanicë  3, Kllokot  2.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes nga ky virus.

Sot janë shëruar 1.039 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 149.820.


Në total numri i rasteve aktive është 6.751.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.339 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.210.128 doza të vaksinës. Deri më sot 464.555 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

KOMENTE0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *