31 pacientë të hospitalizuar me COVID-19 në Kosovë, 3 në gjendje të rëndë

02.07.2021

Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 87 pacientë, sipas raportit të punës për datën 2 korrik 2021. Prej tyre, 31 janë të konfirmuar pozitivë, 3 janë në gjendje të rëndë dhe 63 janë me oksigjeno-terapi. Në QKUK janë të shtrirë 69 pacientë: 13 të konfirmuar me COVID-19, […]

31 pacientë të hospitalizuar me COVID-19 në Kosovë, 3 në gjendje të rëndë Foto: Ilustrim

Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 87 pacientë, sipas raportit të punës për datën 2 korrik 2021.

Prej tyre, 31 janë të konfirmuar pozitivë, 3 janë në gjendje të rëndë dhe 63 janë me oksigjeno-terapi.

Në QKUK janë të shtrirë 69 pacientë: 13 të konfirmuar me COVID-19, 52 me oksigjeno-terapi dhe 3 në gjendje të rëndë.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 13 pacientë, 3 në gjendje të rëndë + 19 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë dhe Klinika e Pulmologjisë, 37 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 18 pacientë, 18 të konfirmuar pozitivë dhe 11 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 1 pacient, Spitali i Gjakovës, 1 pacient, Spitali i Pejës, 2 pacientë, Spitali i Gjilanit, 13 pacientë dhe Spitali i Mitrovicës, 1 pacient.