2 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në Kosovë kanë mbetur vetëm 2 raste aktive me coronavirus. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer gjithsej 42 testime prej të cilave […]
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në Kosovë kanë mbetur vetëm 2 raste aktive me coronavirus.
Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer gjithsej 42 testime prej të cilave asnjë nuk ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Kjo ministri njofton se gjatë 24 orëve të kaluara nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjës nga COVID-19, shkruan SuharekaOnline.
Ministria njofton se gjatë 24 orëve të kaluara nuk është dhënë asnjë dozë e vaksin anti-COVID, ndërkaq nga fillimi i procesit janë administruar 1,836,782 doza të vaksinës.