14 të vdekur dhe 368 raste të reja me COVID-19

16.09.2021 / Lajme

14 të vdekur dhe 368 raste të reja me COVID-19
Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 6.882 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 368 raste pozitive.

Konfirmohen 11 raste të COVID-19 në Suharekë, një rast te fëmijët nga 00-09 vjet

15:31 Prej 11 rasteve të reja me COVID-19 në Suharekë, 6 prej tyre janë femra dhe 5 meshkuj.

Sipas grupmoshave rastet pozitive me COVID-19 në Suharekë janë: 1 nga 80-++ vjet, 2 nga 60-69 vjet, 1 nga 50-59 vjet, 4 nga 30-39 vjet, 2 nga 20-29 vjet dhe 1 nga 00-09 vjet.

1,382 të shëruar nga COVID-19 brenda 24 ore

15:29 Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se brenda 24 ore në vendin tonë janë shëruar 1.382 qytetarë nga COVID-19.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë  284, Ferizaj  178, Gjakovë  131, Prizren  129, Pejë  103, Mitrovicë  78, Viti  75, Malishevë  53, Klinë  36, Gjilan  34, Gllogoc  31, Fushë Kosovë  28, Shtime  27, Istog  26, Lipjan  23, Skenderaj  21, Deçan  20, Dragash  19, Kaçanik  17, Vushtrri  17, Kamenicë  15, Hani i Elezit  14, Obiliq  12, Shtërpcë  4, Mamushë  2, Novobërdë  2, Graçanicë  2, Zubin Potok  1.

14 të vdekur nga COVID-19 brenda 24 ore

15:25 Rastet e vdekjes nga COVID-19 janë nga këto vende: Gllogoc 4, Prishtinë 2, Fushë Kosovë 1, Lipjan 1, Mitrovicë 1, Pejë 1, Klinë 1, Malishevë 1, Prizren 1, Istog 1.

11 raste të reja me COVID-19 në Suharekë

15:20 Rastet pozitive me COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë 71, Prizren 32, Mitrovicë 32, Ferizaj 32, Podujevë 22, Fushë Kosovë 22, Gjilan 17, Malishevë 17, Gjakovë 16, Gllogoc 13, Suharekë 11, Skenderaj 10, Klinë 10, Obiliq 8, Viti 8, Shtime 8, Pejë 7, Lipjan 7, Vushtrri 6, Kamenicë 5, Istog 3, Dragash 3, Rahovec 2, Kaçanik 2, Junik 1, Deçan 1, Graçanicë 1, Hani i Elezit 1.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes nga ky virus.

Sot janë shëruar 1.382 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 142.064.


Në total numri i rasteve aktive është 13.473.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.675 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.110.286 doza të vaksinës. Deri më sot 399.341 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

KOMENTE0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *