11 të vdekur dhe 259 raste të reja me COVID-19

18.09.2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 6.630 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 259 raste pozitive. Konfirmohen 9 raste të […]

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 6.630 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 259 raste pozitive.

Konfirmohen 9 raste të COVID-19 në Suharekë, tre raste te fëmijët nga 00-09 vjet

15:32 Prej 9 rasteve të reja me COVID-19 në Suharekë, 3 prej tyre janë femra dhe 6 meshkuj.

Sipas grupmoshave rastet pozitive me COVID-19 në Suharekë janë: 1 nga 70-79 vjet, 1 nga 60-69 vjet, 1 nga 50-59 vjet, 1 nga 40-49 vjet, 2 nga 30-39 vjet dhe 3 nga 00-09 vjet.

44 të shëruar nga COVID-19 në Suharekë dhe 850 në tërë Kosovën

15:30 Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë  165, Prizren  122, Podujevë  105, Gjakovë  51, Malishevë  48, Pejë  47, Viti  45, Suharekë  44, Gjilan  39, Mitrovicë  38, Lipjan  32, Klinë  28, Vushtrri  20, Istog  15, Deçan  13, Skenderaj  12, Kamenicë  7, Dragash  7, Mamushë  4, Ferizaj  2, Rahovec  2, Novobërdë  1, Mitrovica e Veriut  1, Graçanicë  1, Obiliq  1.

Grupmosha i viktimës nga COVID-19 në Suharekë

15:26 11 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Kosovë, një prej tyre nga Komuna e Suharekës.

Një mashkull nga Komuna e Suharekës ka vdekur nga COVID-19, viktimë ky i grupmoshës 60-69 vjet.

Grupmoshat e të vdekurve nga COVID-19: Istog (1 mashkull dhe 1 femër, 80-++ vjet dhe 50-59 vjet), Gjilan (2 meshkuj, 80-++ vjet dhe 40-49 vjet), Prishtinë (1 femër nga 80-++ vjet), Prizren (1 femër nga 80-++ vjet), Suharekë (1 mashkull nga 60-69 vjet), Fushë Kosovë (1 mashkull nga 80-++ vjet), Shtime (1 mashkull nga 70-79 vjet), Podujevë (1 femër nga 50-59 vjet) dhe Malishevë (1 femër nga 50-59 vjet).

Një i vdekur dhe 9 raste të reja me COVID-19 në Suharekë

15:20 Rastet pozitive me COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë  43, Gjilan  27, Prizren  22, Ferizaj  19, Fushë Kosovë  12, Pejë  12, Gjakovë  11, Mitrovicë  11, Podujevë  10, Viti  10, Kaçanik  10, Skenderaj  9, Vushtrri  9, Suharekë  9, Malishevë  8, Lipjan  7, Obiliq  6, Istog  5, Gllogoc  5, Shtime  4, Klinë  3, Graçanicë  2, Kamenicë  2, Dragash  1, Deçan  1, Shtërpcë  1.

Rastet e vdekjes nga COVID-19 janë nga këto vende: Istog  2, Gjilan  2, Prishtinë  1, Prizren  1, Suharekë  1, Fushë Kosovë  1, Shtime  1, Podujevë  1, Malishevë  1.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 11 raste të vdekjes nga ky virus.

Sot janë shëruar 850 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 144.183.

Në total numri i rasteve aktive është 11.862.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.555 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.147.803 doza të vaksinës. Deri më sot 425.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.