​Sot hapet aplikimi për subvencione për kulturat e aktivitetet bujqësore

26.04.2022

Pagesat direkte/subvencione për kulturat dhe aktivitetet bujqësore mbështeten përmes programit të pagesave direkte/subvencioneve për vitin 2022. Hapja e fazës së aplikimit sipas kësaj ministre, është mundësuar pas aprovimit të këtij programi si dhe ndjekjes së procedurave ligjore për hartimin e udhëzimit administrativ. Po ashtu, kjo fazë u mundësuar edhe pas diskutimit paraprak, diskutimit publik si […]

​Sot hapet aplikimi për subvencione për kulturat e aktivitetet bujqësore Foto: Ilustrim

Pagesat direkte/subvencione për kulturat dhe aktivitetet bujqësore mbështeten përmes programit të pagesave direkte/subvencioneve për vitin 2022.

Hapja e fazës së aplikimit sipas kësaj ministre, është mundësuar pas aprovimit të këtij programi si dhe ndjekjes së procedurave ligjore për hartimin e udhëzimit administrativ.

Po ashtu, kjo fazë u mundësuar edhe pas diskutimit paraprak, diskutimit publik si dhe hyrjes në fuqi të këtij akti normativ pas shpalljes në gazetën zyrtare, po ashtu edhe pas koordinimit të drejtorive për bujqësi në komuna me Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci derisa ka ftuar fermerët për aplikim për mbështetje në kuadër të këtij programi, ka theksuar se në kuadër të këtij programi kanë adresuar edhe rritje substanciale të mbështetjes financiare për fermerë me vlerë prej rreth 50 milionë eurosh.

Ministri Peci ka bërë të ditur se për vitin 2022 përmes Programit për Pagesa Direkte kanë planifikuar një buxhet prej 5 milionë euro për subvencionimin e naftës, përkthyer në 0.36 cent për litër dhe 8 milionë euro për inputet bujqësore për plehërim pranveror për 4 kultura bujqësore, grurë të përkthyer në 150 euro për hektarë, misër, patate dhe fasule përkthyer në 100 euro për hektarë.

Po ashtu, sipas MBPZhR-së, në kuadër të Programit për Pagesa Direkte për vitin 2022 është rritur edhe përkrahja për grurin me 216 përqind (%), për misrin 119%, për pataten dhe fasulen 118%, për perimet në fushë të hapur 85%, për perimet në sera 100%, 33% për bletër, 26% për kulturat pemëtare.

Gjithashtu, përkrahja është rritur edhe për mjedrën 25%, për farën e grurit 21.6%, për qumështin sipac cilësisë 16%, dhe sipas tyre rritje të konsiderueshme për shumicën e sektorëve dhe nën-sektorëve të paraparë me Programin e Pagesave Direkte për vitin 2022.