Si të aplikoni për Pagesat Direkte 2026?
Fermerët mund të aplikojnë për Programin e Pagesave Direkte 2026 nga 22 qershori deri më 21 korrik 2026, në ora 16:00.
Hapat e aplikimit:
1. Paraqituni në Drejtorinë Komunale për Bujqësi në komunën ku ndodhet ferma juaj.
2. Plotësoni formularin e aplikimit për skemën përkatëse të mbështetjes.
3. Dorëzoni dokumentacionin e kërkuar, sipas sektorit ku aplikoni.
4. Sigurohuni që të dhënat e deklaruara për:
• parcelat bujqësore,
• kulturat e mbjella,
• kafshët,
• kosheret e bletëve,
• dhe prodhimin,të jenë në përputhje me gjendjen reale në fermë.
5. Blegtorët duhet të kenë kafshët e identifikuara dhe të regjistruara sipas kërkesave ligjore.
6. Për skemat që kërkojnë dëshmi të prodhimit ose shitjes, fermerët duhet të ruajnë dhe dorëzojnë faturat dhe dokumentet përkatëse brenda afateve të përcaktuara.
Pas dorëzimit të aplikimit, institucionet përgjegjëse do të kryejnë verifikime administrative dhe kontrolle në terren për të konfirmuar përmbushjen e kritereve për përfitim.
Për informata shtesë, fermerët mund të drejtohen në Drejtoritë Komunale për Bujqësi, Ministrinë e Bujqësisë ose Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.
