​COVID-19, 87 pacientë po trajtohen në QKUK dhe spitale rajonale

30.07.2022

Prej tyre, në klinikat e QKUK-së janë të shtrirë 46 pacientë, kurse në spitalet e përgjithshme 41 pacientë. Klinika Infektive ka numrin më të lartë të pacientëve të shtrirë, me 33 të tillë. Ndërsa nga radhët e spitaleve rajonale, prin ai i Gjilanit me 15 pacientë COVID pozitivë. Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: […]

​COVID-19, 87 pacientë po trajtohen në QKUK dhe spitale rajonale Foto: Ilustrim

Prej tyre, në klinikat e QKUK-së janë të shtrirë 46 pacientë, kurse në spitalet e përgjithshme 41 pacientë.

Klinika Infektive ka numrin më të lartë të pacientëve të shtrirë, me 33 të tillë. Ndërsa nga radhët e spitaleve rajonale, prin ai i Gjilanit me 15 pacientë COVID pozitivë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 32 pacientë + 1 në Intensive
Mjekimi Intensiv Qendror, 2 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 4 pacientë
Klinika e Neonatologjisë, 2 foshnje.

Spitali i Gjakovës, 10 pacientë
Spitali i Pejës, 13 pacientë
Spitali i Gjilanit, 15 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë.