LVV
PDK
LDK
AAK

Sylaj: Suhareka, një ndër komunat më të sigurta dhe më të qeta në vend, sipas raportit të fundit

para 28 dite

Në takimin e parë të koordinimit lokal për siguri të vitit 2025, të mbajtur në Komunën e Suharekës, u konstatua se gjendja e sigurisë në komunë është mjaft e mirë.

Sylaj: Suhareka, një ndër komunat më të sigurta dhe më të qeta në vend, sipas raportit të fundit

Nënkryetarja e Komunës, znj. Mihrije Suka, e cila njëherësh është edhe kryesuese e këtij takimi, uroi një vit të suksesshëm për të gjithë qytetarët e komunës dhe shprehu mirënjohje për punën e palodhshme të Policisë së Kosovës.

Komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, duke raportuar për gjendjen e sigurisë, theksoi se Suhareka është një nga komunat më të qeta në vend. “Gjatë vitit që kaloi nuk kemi pasur asnjë vrasje, asnjë rrëmbim dhe shumë pak raste që kanë prishur sigurinë e qytetarëve”, u shpreh kapiteni Sylaj. Ai atribuoi këtë sukses bashkëpunimit të mirë midis policisë, institucioneve komunale dhe qytetarëve.

Kapiteni Sylaj theksoi rëndësinë e sinjalizimit të rrugëve dhe të rregullimit të ndriçimit, veçanërisht në zonat e shkollave. Këto masa, sipas tij, do të kontribuojnë në një rritje edhe më të madhe të sigurisë.

Gjatë takimit u bë e ditur se gjatë periudhës së raportimit janë shqiptuar 519 tiketa dhe janë realizuar 19 urdhëresa.

Fakti që edhe gjatë festave të fundvitit nuk është regjistruar asnjë incident i rëndë, dëshmon për një nivel të lartë të sigurisë në komunë. Këto rezultate pozitive janë një tregues i qartë se përpjekjet e përbashkëta të të gjithë aktorëve të përfshirë në sigurim janë duke dhënë frytet e tyre.

Etiketat

Ofertat e fundit