1.
Komandanti Kolonel Mangia viziton Komunën e Suharekës, vlerëson bashkëpunimin
09.09.2025
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka pritur në një takim të rëndësishëm Komandantin Kolonel Lorenzo Mangia.
Komandanti i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it, Kolonel Lorenzo Mangia shprehu vlerësimin e tij të lartë për nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit që ka ekzistuar deri më tani mes dy palëve.
Në njoftimin e bërë nga Komuna, thuhet se ky bashkëpunim është shtrirë në të gjitha nivelet, duke dëshmuar një frymë pozitive dhe të qëndrueshme të ndërlidhjes.
Kryetari Muharremaj, në fjalën e tij, theksoi se Komuna e Suharekës ka qenë gjithmonë e hapur dhe ka shërbyer si një shembull i mirë i bashkëpunimit, me qëllim që të sigurohet mirëqenie për të gjithë qytetarët, pa asnjë dallim.