Kryetari Muharremaj viziton shkollat në ditën e parë të vitit të ri shkollor

01.09.2025

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka vizituar disa shkolla të komunës ku ka uruar mësimdhënësit dhe nxënësit për një vit të mbarë në arsim.

Kryetari Muharremaj viziton shkollat në ditën e parë të vitit të ri shkollor Foto: Ilustrim

Në një mesazh të shpërndarë për qytetarët, ai ka theksuar rëndësinë e kësaj dite për gjithë komunitetin arsimor.

“Të dashur mësimdhënës dhe nxënës, sot është ditë e rëndësishme për të gjitha shkollat e komunës sonë. Ju uroj proces të mbarë mësimor”, ka deklaruar Muharremaj.

Me këtë rast, edhe drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Suharekë, Remzi Bajselmani, ka përçuar një mesazh urimi për të gjithë nxënësit dhe mësuesit. Ai theksoi rëndësinë e fillimit të kësaj periudhe me motivim dhe energji të reja.

“Uroj që të gjithë ta nisni këtë periudhë me energji pozitive, përkushtim dhe dëshirë për të arritur rezultate të shkëlqyera. Le të jetë një fillim i mbarë dhe i suksesshëm për të gjithë!” ka thënë Bajselmani.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More