1.
2.
Suharekë, komuna ftesë qytetarëve të regjistrojnë objektet në regjistrin e tatimit në pronë
17.09.2024
Drejtoria për Ekonomi, Buxhet dhe Financa në Komunën e Suharekës po promovon procesin e regjistrimit të objekteve.
Njëkohësisht ky dikaster u ka bërë thirrje qytetarëve që të regjistrojnë pronat e tyre për të shmangur gjobat dhe problemet e mundshme ligjore.
Kjo nismë ka për qëllim të nxisë banorët që të kryejnë regjistrimin e pronave për të respektuar ligjet lokale dhe për të kontribuar në përmirësimin e menaxhimit të financave publike.
Kujtojmë se regjistrimi i objekteve është krijimi i një sistemi të drejtë dhe të barabartë të tatimit në pronë, ku të gjitha pronat tatohen dhe shpërndarje proporcionale e barrës tatimore tek tatimpaguesit, si dhe zgjerim i bazës tatimore për komunën që shpie në rritjen e të hyrave vetanake.