Suharekë, bizneset që operojnë në Rr. “Brigada 123” dhe Rr. “Skënderbeu” do të lirohen nga pagesa e taksës për vitin 2024 dhe vitin 2025
Në mbledhjen e radhës së asamblesë komunale në Suharekë pritet që ndër pikat e rendit të ditës të diskutohet edhe projekt-vendimi për lirimin e të gjitha bizneseve që ushtrojnë aktivitet tyre në Rr.”Brigada 123″ dhe Rr.“Skënderbeu”.
Sipas njoftimit ky vendim pritet që ti lirojë nga pagesa bizneset që operojnë nga rrethi te varrezat e qytetit deri te rrethi i hyrjes së autostradës (pjesa ku janë duke u kryer punimet e rrugës) dhe në Rr. “Brigada 123” konkretisht nga ura e madhe deri të ura e vogël, (pjesa ku janë duke u kryer punimet e sheshit), LIROHEN nga pagesa e taksës në aktivitet për vitin 2024 dhe vitin 2025.
Lirimi nga taksa në aktivitet bëhet vetëm për vitin fiskal 2024 dhe 2025 dhe nuk do të zbatohet për asnjë vit tjetër.
Në rast se tatimpaguesi ka paguar faturën e taksës në aktivitet për vitin 2024, shuma e liruar i llogaritet si paradhënie për vitet 2026.