Subvensionimi i qumështit me 0.03 euro për litër, Drejtoria e Bujqësisë në Suharekë publikon emrat e përfituesve

14.03.2024

Drejtoria për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari në fillim të muajit shkurt 2024 kishte bërë thirrje për të gjithë fermerët që të aplikojnë për subvensionim të qumshtit.

Subvensionimi i qumështit me 0.03 euro për litër, Drejtoria e Bujqësisë në Suharekë publikon emrat e përfituesve Foto: Ilustrim

Drejtoria për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari kishte njoftuar se në kuadër të programit për zhvillimin e bujqësisë, do të vazhdojë të mbështesë sektorin e blegtorisë përmes subvensionimit të qumështit nga 0.03 euro për litër për gjatshtë mujorin e dytë të vitit 2023, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa, sot më 14.03.2024, një muaj pas aplikimeve, Drejtoria për Zhvillim Rural dhe Pylltari ka publikuar lisën me emrat e fermerëve përfitues, ku sipas njoftimit numri i tyre është 63.