Stadiumi i qytetit, Muharremaj: Mirëpresim secilin investim që ndodh në komunën tonë

18.10.2024

Të enjten Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se Suhareka po bëhet me stadium të ri të kategorisë 2, me kapacitet 6518 ulëse, që plotëson standardet më të larta ndërkombëtare.

Tutje Çeku ka njoftuar se tashmë është përzgjedhur koncepti ideor për stadiumin. Ka filluar hartimi i projektit zbatues dhe vitin e ardhshëm do të nisin procedurat e prokurimit për punimet.

Lidhur me këtë njoftim ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Ai përmes një shkrimi ka bërë të ditur se ky është lajm i mirë për Komunën e Suharekës dhe se mirëpresim secilin investim që ndodhë në komunën tonë.

“Po bëhemi me stadium të ri të kategorisë 2, me kapacitet 6518 ulëse, që plotëson standardet më të larta ndërkombëtare, sipas njoftimit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. 🙏

Komuna jonë ka bashkëpunuar vazhdimisht, duke dhënë kontribut edhe në ndarjen e parceles prej 13 hektarëve” ka shkruar Muharremaj.