Java e gjashtë e Superligës, vëmendja në Suharekë

25.09.2025

Sot pritet të zhvillohet të gjitha pesë ndeshjet e vlefshme për xhiron e gjashtë në Albi Mall Superligën.

Superliga e Kosovës zhvillohet në mesjavë me shumë ndeshje interesante në program. Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo mes Ballkanit dhe Dritës, që zhvillohet nga ora 15:00 në Suharekë.

Të gjitha takimet pothuajse nisin nga ora 15:00, veç ajo në “Fadil Vokrri” mes Prishtinës dhe Prishtinës së Re nis nga ora 20:15.

Ndeshje interesante është edhe ajo mes Gjilanit dhe Drenicës dhe Malishevës me Ferizajn.