FC Ballkani nesër përballet me FC Ferizaj, ndeshja zhvillohet në Suharekë

31.10.2025

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar orarin e ndeshjeve për xhiron e 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, e cila zhvillohet këtë vikend me ndeshje të ndara në dy ditë.

FC Ballkani nesër përballet me FC Ferizaj, ndeshja zhvillohet në Suharekë Foto: Ilustrim

Një nga takimet më të pritura është padyshim Ballkani – Ferizaj, e cila zhvillohet të shtunën në “Stadiumin e Qytetit” në Suharekë me fillim nga ora 13:00.

Kjo përballje është një mundësi e rëndësishme për ekipin vendas për të ruajtur ritmin pozitiv dhe për të mbajtur vendin e lartë në tabelë.

Ndërkohë, derbi i ditës së shtunë është përballja mes Prishtinës dhe Gjilanit, që do të luhet nga ora 18:30 nën dritat e reflektorëve të stadiumit Fadil Vokrri, duke premtuar emocione të mëdha për tifozët.

Xhiroja e 12-të vazhdon të dielën me tri ndeshje të tjera, duke kompletuar programin e javës dhe duke shtuar tensionin në garën për titull dhe mbijetesë në Superligë.

Tifozët e FC Ballkanit dhe të Ferizajt pritet të mbushin stadiumin, duke e bërë këtë përballje një nga më të ndjekurat e xhiros.

Rikujtojmë se në ndeshjën e fundit, të FC Ballkanit të cilën e zhvilloi me FC Malishevën, fitoi bindshëm me rezultat 5-0, duke iu afruar me pikë Dritës e cila renditet e para në listë.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More