Dita e ndeshjës, Ballkani pret Ferizajin
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar orarin e ndeshjeve për xhiron e 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, e cila zhvillohet këtë vikend me ndeshje të ndara në dy ditë.
Foto: Ilustrim
Një nga takimet më të pritura është padyshim Ballkani – Ferizaj, e cila zhvillohet sot në “Stadiumin e Qytetit” në Suharekë me fillim nga ora 13:00.
Kjo përballje është një mundësi e rëndësishme për ekipin vendas për të ruajtur ritmin pozitiv dhe për të mbajtur vendin e lartë në tabelë.

Ndërkohë, derbi i ditës së shtunë është përballja mes Prishtinës dhe Gjilanit, që do të luhet nga ora 18:30 nën dritat e reflektorëve të stadiumit Fadil Vokrri, duke premtuar emocione të mëdha për tifozët.
Xhiroja e 12-të vazhdon të dielën me tri ndeshje të tjera, duke kompletuar programin e javës dhe duke shtuar tensionin në garën për titull dhe mbijetesë në Superligë.
Tifozët e FC Ballkanit dhe të Ferizajt pritet të mbushin stadiumin, duke e bërë këtë përballje një nga më të ndjekurat e xhiros.
Rikujtojmë se në ndeshjën e fundit, të FC Ballkanit të cilën e zhvilloi me FC Malishevën, fitoi bindshëm me rezultat 5-0, duke iu afruar me pikë Dritës e cila renditet e para në listë.