1.
2.
Për 9 muaj Komuna e Suharekës shpenzoi mbi 14,500 euro për telefoni mobile
31.10.2024
Në llogarinë periodike janar-shtator 2024, sipas njësive buxhetore dhe kodeve ekonomike të Komunës së Suharekës ndër tjerash figurojnë edhe ato të telefonisë mobile.
Në bazë të publikimeve në webfaqen e Komunës së Suharekës bëhet e ditur se që nga 1 janari 2024 deri më 30 shtator 2024, janë shpenzuar 14,623.94 euro për telefoni mobile , shkruan SuharekaOnline.
Shpenzime më të mëdha për telefoni mobile janë bërë zyra e kryetarit, e cila ka shpenzuar 2284.06 euro, e pasuar nga Drejtoria e Administratë me 2243.46 euro shpenzime për telefoni mobile.
| Njësia | Shpenzimet e Telefonisë Mobile, janar – shtator 2024 |
| Zyra e Kryetarit | 2284,06 |
| Inspekcioni | 407,61 |
| Buxheti | 1478,78 |
| Shërbimet Publike | 848,92 |
| Bujqësia | 1021,39 |
| Urbanizmi | 427,89 |
| Administrata | 2243,46 |
| Kultura | 477,4 |
| Shëndetësia | 419,6 |
| Shërbimet Sociale | 287,46 |
| QKMF | 2014,21 |
| Administrata e arsimit | 299,7 |
| Arsimi Fillor | 1400 |
| TOTALI: | 14623,94 euro |