Një delegacion nga Komuna e Suharekës vizitoi Senatin Amerikan dhe Departamentin e Shtetit
19.09.2024
Gjatë qëndrimit në SHBA, një delegacion nga Komuna e Suharekës vizitoi Senatin Amerikan dhe zhvilloi një takim me Kongresisten Amerikane Lisa McLain.
McLain konsiderohet si një nga kongresistet me ndikimin më të madh në Kongresin Amerikan për mbështetjen e kauzës shqiptare.
Gjithashtu, delegacioni u takua edhe me Kongresistin John Moolenaar, një mik i shqiptarëve, i cili shprehu dëshirën dhe gatishmërinë për të vizituar Suharekën, si dhe me Senatorin Todd Young.
Në vazhdën e takimeve zyrtare, ky delegacion sot ka vizituar Departamentin e Shtetit në Washington DC, ku zhvilluan biseda produktive dhe mundësi të reja bashkëpunimi.