Mirëmbajtja dhe servisimi i 38 automjeteve zyrtare, Komuna e Suharekës ndan 40 mijë euro

para 39 dite

Komuna e Suharekës do të shpenzojë mijëra euro për servisimin dhe mirëmbajtjen e automjeteve zyrtare.

Mirëmbajtja dhe servisimi i 38 automjeteve zyrtare, Komuna e Suharekës ndan 40 mijë euro

Ekzekutivi lokal ka planifikuar të shpenzojë 40 mijë euro për servisimin e 38 automjeteve zyrtare, për periudhën 1 vjeçare nga momenti i nënshkrimit të kontratës me operatorin ekonomik.

Më 16 tetor zyra e prokurimit ka hapur procedurat tenderuese për aktivitetin “Mirëmbajtja dhe servisimi i automjeteve zyrtare”.

Bazuar në paramasat sipas dosjes së tenderit shpenzimet për këtë procedurë nga ana e autoritetit kontraktues janë ndarë në katër kategori. Për kategorinë A (e cila parasheh servisimet e rregullta) lejohen të shpenzohen jo më shumë se 22,000 €, kategoria B (mirëmbajtja dhe pjesët rezervë) deri në 8,000 €, kategoria C(riparim, ngjyrosje) deri në 2,000 € dhe kategoria D(pjesët e karrocerisë) deri në 8,000 €.

LEXO EDHE:  Suharekë, ankesa në prokurime, vonesa në projekte

Operatorët ekonomik mund të dorëzojnë ofertat e tyre deri më datë 21 nëntor 2024 ora 14:00.

Etiketat