Me vendim të asamblesë, Komuna e Suharekës do të ndaj nga 5000 euro për tre pronarët që i’u djegën shtëpitë

para 23 dite

Në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal, asambleistët do ta kenë para një projekt-vendim për ndarjen e mjeteve financiare për tre qytetarë të Komunës së Suharekës, të cilëve fatkeqësisht u janë djegur shtëpitë.

Me vendim të asamblesë, Komuna e Suharekës do të ndaj nga 5000 euro për tre pronarët që i’u djegën shtëpitë

Sipas projekt-vendimit i cili jo më larg se 30 nëntor 2024 do të hidhet në votim në asamblenë komunale të Suharekës, në bazë të kërkesës së palëve të dëmtuara në këto tri raste ata do të ndihmohen me shumën prej 5000 euro.

  1. – Me këtë vendim miratohet kërkesa 03-Nr-181-54736 e datës 16.09.2024 e parashtruar nga Sh. K. nga fshati Budakovë Komuna e Suharekës, për ti ndihmuar në ndërtimin e shtëpisë, pasi që me datën 27.08.2024 i është djegur shtëpia. I ndahen mjete financiare në shumë prej: 5,000.00€ (pesë mijë euro).
  2. – Me këtë vendim miratohet kërkesa 03-Nr-820-55418 e datës 19.09.2024 e parashtruar nga H. D. nga fshati Delloc Komuna e Suharekës, për ti ndihmuar në ndërtimin e shtëpisë pasi që me datën 15.09.2024 i është djegur shtëpia.
  3. – Me këtë vendim miratohet kërkesa 03-Nr-553-64198 e datës 18.11.2024 e parashtruar nga N. L. nga fshati Vraniq Komuna e Suharekës, për ti ndihmuar në ndërtimin e shtëpisë pasi që me datën 10.11.2024 i është djegur shtëpia. I ndahen mjete financiare në shumë prej: 5,000.00€ (pesë mijë euro).
LEXO EDHE:  Suharekë, ankesa në prokurime, vonesa në projekte

Mjetet financiare do të paguhen nga buxheti i Komunës së Suharekës të planifikuara në vitin 2025, nga kategoria ekonomike e subvencioneve dhe transfereve.

Etiketat