Komuna e Suharekës ndan mbi 100 mijë euro për ndërtimin e rrugëve Samadraxhë-Dobërdelan, “Luigj Nikolla”, QMF-së…
Komuna e Suharekës ka ndarë një shumë prej 106.624,9 euro për projekte infrastrukturore që përfshijnë ndërtimin e rrugëve në qytet dhe në disa fshatra të komunës.
Foto: Ilustrim
Ky investim është ndarë në tri lote të veçanta, duke synuar përmirësimin e qarkullimit dhe lehtësimin e jetës së qytetarëve në zona të ndryshme.
Një nga projektet kryesore të kësaj nisme është edhe ndërtimi i segmentit të rrugës “Luigj Nikolla” në qytetin e Suharekës, për të cilën janë ndarë 23,764 euro. Ky investim përfshin punime infrastrukturore për përgatitjen e punishtes, vendosjen e instalimeve, dhe shtresimin e rrugës.
Pjesa tjetër e buxhetit është shpërndarë në dy lote të tjera që përfshijnë ndërtimin e rrugës që lidhë fshatrat Samadraxhë-Dobërdelan dhe asfaltimi i rrugës të QMF-së dhe Nënstacionit Policorë-Zjarrfikësve.
Projektet janë pjesë e strategjisë së komunës për zhvillimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e standardeve të jetesës për të gjithë qytetarët.