1.
Komuna e Suharekës ndan 190 mijë euro për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Dubravë
28.10.2024
Në shtator të këtij viti zyra e prokurimit pranë Komunës së Suharekës ka hapur procedurat tenderuese për ndërtimin e impianit për trajtimin e ujërave të zeza.
Për këtë projekt Komuna e Suharekës ka zotuar 190 mijë euro, cili pritet të ndërtohet brenda 12 muajve që nga përzgjedhja e operatorit ekonomik.
Qëllimi i ndërtimit të impiantit është që të përmirësojë ndjeshëm mbledhjen dhe trajtimin e ujërave të zeza. Kjo do të kontribuojë në mbrojtjen e burimeve sipërfaqësore dhe të ujërave nëntokësore në zonën e projektit, përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së popullsisë.