Zbulohet tentim-kontrabandë në Dubravë, vizitori kapet me telefona të fshehur

30.06.2026

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është parandaluar një rast i tentim-futjes së kontrabandës në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

Zbulohet tentim-kontrabandë në Dubravë, vizitori kapet me telefona të fshehur Foto: Ilustrim

Rasti është zbuluar gjatë një kontrolli rutinor dhe bastisjes së detajuar ndaj një vizitori, ku zyrtarët korrektues kanë gjetur të fshehura në trup dy telefona mobilë, një kartelë SIM dhe dy kabllo mbushëse.

Pajisjet e ndaluara janë konfiskuar menjëherë, ndërsa vizita është anuluar. Sipas SHKK-së, ndaj personit të përfshirë janë ndërmarrë procedurat e mëtejshme në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka theksuar se do të vazhdojë kontrollet dhe masat parandaluese për të luftuar kontrabandën dhe për të garantuar sigurinë brenda institucioneve korrektuese.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More