Granti i Performancës Komunale, Suhareka renditet e 4-ta
para 52 dite
Pas suksesit në transparencën komunale edhe një renditje në top komunat e Kosovës vjen për komunën e Suharekës.
Komuna e Suharekës po shënon një vit të suksesshëm në fushën e zhvillimit lokal.
Suhareka është shpërblyer me një grant të konsiderueshëm nga programi i Grantit të Performancës Komunale.
Burime të SuharekaOnline bëjnë të ditur se komuna e Suharekës është renditur e katërta dhe përfiton 931,381,23 € për vitin 2025.
Ky grant do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve të Suharekës, duke mundësuar investime në projekte të ndryshme që do të përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre.