1369 punëtorë Komunës së Suharekës i kushtojnë mbi 12.5 milionë euro në vit, paga mesatare 763 euro
para 26 dite
Nga janari deri në dhjetor 2024 Komuna e Suharekës ka shpenzuar 12,549,430.35 € për paga dhe mëditje.
Sipas listave të pagave të punëtorëve të angazhaur, mesatarja e pagës bruto për një muaj, për një punëtor të punësuar në komunë është 763.90 €.
Stafi i komunës përbehet prej 1369 punëtorëve të përhershëm, sa ishte edhe në vitin 2023, mirëpo mesatarja e pagës bruto është rritur nga 644.18 € në 797.22 €.
Viti – numri i të punësuarve | Mesatarja e pagës bruto / muaj |
2018 – 1309 | 519.15 € |
2019 – 1316 | 522. 88 € |
2020 – 1316 | 532.45 € |
2021 – 1316 | 541.46 € |
2022 – 1316 | 566.34 € |
2023 – 1376 | 644.18 € |
2024 – 1369 | 763.90€ |
Krahasuar me vitin 2018, në vitin 2024 numri i të punësuarve të përhershëm në Komunën e Suharekës është rritur për 60, ndërsa mesatarja e pagës bruto për një muaj është rritur për 250.75 €.