Ish-zëvendësdrejtoresha e AKI-së, Vlora Hyseni, arrestohet në Vërmicë
Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) në Shqipëri, Vlora Hyseni, është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Vërmicë.
Foto: Ilustrim
Sipas raportimeve të mediave, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), me kërkesë të SPAK-ut, ka caktuar ndaj Hysenit masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa ajo është pezulluar edhe nga detyra.
Masa është marrë në kuadër të hetimeve lidhur me dosjen e AKSHI-t. Në kuadër të këtij hetimi janë zhvilluar kontrolle edhe në banesat e personave të tjerë të përfshirë në procedurë, përfshirë ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
Vlora Hyseni në të kaluarën ka shërbyer në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI), ku mbante pozitën e zëvendësdrejtoreshës. Ajo ishte shkarkuar nga kjo pozitë më 30 qershor 2021, nga presidentja e atëhershme Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
Sipas raportimeve, arrestimi i saj është kryer në pikëkalimin kufitar në Vërmicë.
