Mungesë e numrit të aplikuesve, anulohet konkursi për një mësimdhënës/e në Mohlan
Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka njoftuar se ka anuluar konkursin për pozitën e punës mësimdhënës/e. DKA-Suharekë ka njoftuar se ka anuluar konkursin për pozitën e punës mësimdhënës/e për në shkollën “Naum Veqilharxhi” Mohlan, raporton SuharekaOnline. “Në konkursin 05 nr.1203 të datës 21.12.2022 të publikuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit, anulohet kjo pozitë: LEXO […]
Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka njoftuar se ka anuluar konkursin për pozitën e punës mësimdhënës/e.
DKA-Suharekë ka njoftuar se ka anuluar konkursin për pozitën e punës mësimdhënës/e për në shkollën “Naum Veqilharxhi” Mohlan, raporton SuharekaOnline.
“Në konkursin 05 nr.1203 të datës 21.12.2022 të publikuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit, anulohet kjo pozitë:
- 1. SHFMU “Naum Veqilharxhi” në Mohlan – Një mësimdhënës/e për mësim klasor në paralelen në Stravuqinë (zëvëndësim i pushimit të lehonisë).” thuhet në njoftim.
Në njoftimin e DKA-Suharekë thuhet se arsyeja e anulimit të këtij konkursi është se nuk janë plotësuar kushtet e konkursit dhe në mungesë të numrit të aplikuesve.