Banorët e Mohlanit ankohen për gjendjen e rrugës pranë varrezave: “Ka mbetur e papastruar prej një muaji”

23.08.2026

Banorët e fshatit Mohlan kanë ngritur shqetësim për gjendjen e rrugës dhe hapësirës përreth varrezave të fshatit, e cila, sipas tyre, ka mbetur e papastruar që prej stuhive të forta të muajit të kaluar.

Sipas banorëve, pas motit të lig janë dëmtuar dhe rrëzuar degë e pemë përgjatë kësaj pjese të rrugës, ndërsa mbetjet vazhdojnë të qëndrojnë në vend edhe pas më shumë se një muaji.

Ata shprehen të shqetësuar se, pavarësisht kalimit të kohës, nga Komuna ende nuk janë ndërmarrë masa për pastrimin dhe largimin e mbetjeve.

Banorët kërkojnë që institucionet komunale të intervenojnë sa më shpejt dhe të pastrojnë rrugën dhe hapësirën përreth varrezave, në mënyrë që të sigurohet qarkullim dhe qasje më e lehtë për qytetarët.

Ata shpresojnë që shqetësimi i tyre të merret parasysh dhe problemi të zgjidhet në një afat sa më të shkurtër.