Kamion përfshihet nga flakët në “Rrugën e Kombit” afër Kukësit
Një kamion është përfshirë nga flakët gjatë pasditës së sotme në “Rrugën e Kombit”, në afërsi të qytetit të Kukësit.
Foto: Ilustrim
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, ekipet emergjente kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të shuar zjarrin dhe për të menaxhuar situatën.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, ekipet emergjente kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të shuar zjarrin dhe për të menaxhuar situatën.
Ende nuk ka informacione të detajuara nëse ka persona të lënduar si pasojë e këtij incidenti, apo cilat mund të jenë shkaqet që çuan në përfshirjen e kamionit nga flakët.