Nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë për shkak të temperaturave të larta
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar të gjithë qytetarët dhe operatorët ekonomikë se ditën e nesërme, më 4 gusht 2026, do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Foto: Ilustrim
Ky vendim vjen si rrjedhojë e parashikimit zyrtar të temperaturave nga Instituti Meteorologjik i Kosovës (IMK), ku pritet që ato të arrijnë ose të tejkalojnë 32°C.
Detajet e masave dhe orari:Në Autoudhë: Ndalohet qarkullimi i mjeteve me masë mbi 20 tonë nga ora 11:00 deri në 17:30.
Rrugët Nacionale, Rajonale dhe Lidhëse: Qarkullimi i të gjitha mjeteve lejohet pa asnjë kufizim.
Përjashtimet nga rregulli:Kjo masë nuk vlen për automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente (zjarrfikësit, ndihma e shpejtë) si dhe institucioneve shëndetësore.
Ministria u bën thirrje të gjithë ngasësve dhe operatorëve transportues që të respektojnë orarin e përcaktuar dhe të planifikojnë udhëtimet e tyre paraprakisht për të shmangur vonesat dhe për të mbrojtur infrastrukturën rrugore gjatë valës së të nxehtit.
