Hashim Thaçi ofron 50 mijë euro dorëzani, kërkon lirim me kusht nga Gjykata e Hagës
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ofruar 50 mijë euro dorëzani në kuadër të kërkesës së tij për lirim me kusht nga Gjykata Speciale në Hagë.
Foto: Ilustrim
Sipas raportimit të Klan Kosovës, Thaçi në kërkesën e dorëzuar para gjykatës ka paraqitur edhe planet e tij në rast se i miratohet lirimi me kusht. Megjithatë, detajet lidhur me aktivitetet që synon t’i zhvillojë nuk janë bërë publike.
Mbetet të shihet nëse trupi gjykues do ta pranojë kërkesën e ish-presidentit për lirim me kusht, pas ofertës për dorëzani prej 50 mijë eurosh.
