Gazetari gjerman: Nëse Qeveria nuk vepron, dyert e Këshillit të Europës do të mbesin të mbyllura

06.03.2024

Gazetar i Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens ka thënë se pas përjashtimit të Rusisë, Kosova ka mundësi që të pranohet në Këshillin e Evropës.

Gazetari gjerman: Nëse Qeveria nuk vepron, dyert e Këshillit të Europës do të mbesin të mbyllura Foto: Ilustrim

Mirëpo, sipas Martens ka një problem.

Ai thotë se nëse Qeveria nuk vepron, dyert e Këshillit të Evropës do të mbesin të mbyllura.

“Në maj të vitit 2022, Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Pas përjashtimit të Rusisë, është mjaft e mundshme që të arrihet shumica e nevojshme për pranimin e Kosovës. Por ka një problem: nëse qeveria e Kosovës nuk vepron, dyert e Këshillit të Evropës do të mbeten të mbyllura. Kjo është për të ardhur keq, pasi zgjidhja e kësaj mosmarrëveshje do të ishte e mundur. Shpejt dhe pa kosto të mëdha politike. Madje me përfitim, pasi respektimi i sundimit të ligjit është vetërespekt në çdo demokraci”, ka shkruar Marthens në ‘X’.

Kosova zyrtarisht ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Europës, një vit më parë.