8 lidhje të paautorizuara të ujit evidentohen në Suharekë gjatë kësaj jave
K.R.U. “Hidroregjioni Jugor” ka evidentuar 8 lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit në Njësinë e Suharekës gjatë kësaj jave.
Foto: Ilustrim
Sipas njoftimit të kompanisë, gjithsej 16 lidhje të paautorizuara janë evidentuar në terren, prej tyre 8 në Njësinë e Prizrenit dhe 8 në Njësinë e Suharekës.
Kompania ka bërë të ditur se kontrollet në terren do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, ndërsa ndaj rasteve të evidentuara do të ndërmerren masat përkatëse.
“Hidroregjioni Jugor” u ka bërë thirrje konsumatorëve që të respektojnë rrjetin dhe rregullat e furnizimit me ujë, duke theksuar se menaxhimi dhe mbrojtja e rrjetit është përgjegjësi e përbashkët.
