Nëna raporton në polici largimin e vajzës së mitur nga shtëpia

3 orë

Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur në Suharekë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 10 nëntor 2026, rreth orës 20:00, në rrugën “Brigada 123” në Suharekë.

Ankuesja, një grua kosovare, ka njoftuar policinë se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe se nuk ka informacione për vendndodhjen e saj.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.