11-vjeçari nga Semetishti i Suharekës shpallet nënkampion i Zvicrës në motocross
4 orë
Princ Bytyçi, vetëm 11-vjeçar nga fshati Semetisht i Suharekës, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në sportin e motocross-it, duke u renditur në vendin e dytë në kampionatin e Zvicrës.
Pavarësisht moshës së re dhe faktit se ka vetëm një vit e gjysmë që merret me këtë sport, Princ ka arritur të dëshmojë talentin dhe përkushtimin e tij, duke u bërë nënkampion i Zvicrës në motocross.
Ky rezultat përbën një arritje të veçantë për Princin, familjen e tij dhe vendlindjen e tij, Semetishtin e Suharekës.
Suksesi i tij është një dëshmi se talenti, puna dhe pasioni mund të sjellin rezultate të mëdha edhe në moshë shumë të re.
Urime Princit dhe suksese të tjera në garat e ardhshme!
