Hidroregjioni Jugor zbulon 10 lidhje ilegale të ujit, tri prej tyre në Suharekë

7 orë

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka identifikuar 10 lidhje ilegale të ujit gjatë javës së kaluar në zonat ku ofron shërbime.

Sipas raportit javor të kompanisë, nga rastet e evidentuara, gjashtë janë në Prizren, tri në Suharekë dhe një në Malishevë.

Nga kjo kompani kanë bërë të ditur se kontrollet dhe aksionet në terren do të vazhdojnë me qëllim të identifikimit dhe eliminimit të lidhjeve të paautorizuara.

Gjithashtu, KRU “Hidroregjioni Jugor” ka paralajmëruar masa ndaj konsumatorëve që veprojnë në kundërshtim me rregullat dhe legjislacionin në fuqi.

Kompania u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe të mos keqpërdorin rrjetin e ujësjellësit.