Zgjedhjet 2025, KQZ fillon bashkëpunim me Meta për të ndaluar përhapjen e lajmeve të rreme

para 49 dite

Një delegacion i përbërë nga përfaqësues të institucioneve zgjedhore dhe të shoqërisë civile nga Ballkani Perëndimor dhe më gjerë, u mblodh në Tiranë për një konferencë të dedikuar për rolin e inteligjencës artificiale (IA) në proceset zgjedhore.

Zgjedhjet 2025, KQZ fillon bashkëpunim me Meta për të ndaluar përhapjen e lajmeve të rreme

Në qendër të diskutimeve ishte përdorimi i teknologjive të reja për të forcuar integritetin e zgjedhjeve dhe për të parandaluar manipulimet. Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë, Kreshnik Radoniqi, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me platforma si Meta për të luftuar përhapjen e lajmeve të rreme dhe për të mbrojtur procesin zgjedhor nga ndikimet e jashtme.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar të bashkëpunojë me patforma si Meta, për të përmirësuar mënyrën se si i përdorim mediat sociale. Një nga prioritetet është të reagojmë shpejt për për të ndaluar përhapjen e lajmeve të rreme, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me procedurat zgjedhore”, tha Radoniqi.

Gjatë tre ditëve të trajnimit, të organizuar nga International IDEA me mbështetjen e Microsoft dhe OpenAI, pjesëmarrësit u njohën me bazat e inteligjencës artificiale, implikimet e saj etike dhe të drejtat e njeriut, si dhe me aplikimet praktike të kësaj teknologjie në proceset zgjedhore.

Qëllimi i këtij programi është që të pajisë zyrtarët zgjedhorë me njohuritë e nevojshme për të përdorur inteligjencën artificiale në mënyrë efektive dhe etike, duke garantuar një menaxhim transparent dhe të besueshëm të zgjedhjeve.

Etiketat

Ofertat e fundit